“Nuk e lejon Kurani”, talebanët ndalojnë vaksinën anti-covid në Afganistan, qytetarët në mëshirë të fatit

Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga marrja e pushtetit nga ana e talebanëve, Afganistani rrezikon të gjendet përballë një tjetër plage: ajo e Covid. Euronews shkruan se talebanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin, me pretendimin se nuk e lejon Kurani.

“Doja të bëja një test PCR sepse kisha dhimbje të fytit, ethe dhe të dridhura,” thotë një burrë. “Por talebanët kanë mbyllur të gjitha qendrat mjekësore dhe i përdorin ato vetëm për ushtarët e tyre. Mjekimi dhe sektori shëndetësor ‘vdiq’ pasi mbërritën ata në pushtet. Kjo është me të vërtetë e rrezikshme për të tjerët. Ne duhet garanci për shëndetin tonë dhe të familjes sonë. Njerëzit kanë më shumë frikë nga talebanët sesa nga virusi. Ky është një rrezik i madh. Raste ka shumë dhe nuk ka kontroll”, -shpjegon një tjetër.

Ish-kreu i Shëndetit Publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Dhe problemi do të arrinte deri në perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Dhe në të kaluarën, talebanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran. Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *