Nuk e morën në skuadër për shkak të fotos me shqiponjë, Batha fiton gjyqin për 240 mijë euro. Klubi rrezikon dënimin e rëndë






Një transferim i dështuar në verën e 2018-ës i ka kushtuar rëndë klubit grek të AEL Larisës. 3 vite më parë, Idriz Batha kishte arritur një marrëveshje për t’u transferuar te skuadra greke.

IDRIZ BATHA

Ndonëse gjithçka ishte mbyllur, ishte drejtori teknik i AEL Larisës, që njoftoi se ky transferim nuk do të realizohej duke thënë se: “Arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer.”

Menaxheri i Bathës tha se do e dërgojë çështjen në FIFA dhe ashtu ndodhi. Tashmë mesfushori i Tiranës, ka fituar gjyqin edhe në KAS me klubin grek që duhet t’i paguajë atij 240 mijë euro. Në rast se kjo nuk realizohet brenda 45 ditëve, KAS ka kërcënuar klubin e AEL Larisës se do i bllokohet merkato.

BATHA

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *