“Nuk e pritëm Ramën në takim për shkak të Ilir Metës”, Shpend Ahmeti tregon si u krisën marrëdhëniet e kryeministrit me Albin Kurtin

nuk e pritem ramen ne takim per shkak te ilir metes shpend ahmeti tregon si u krisen marredheniet e kryeministrit me albin kurtin
nuk e pritem ramen ne takim per shkak te ilir metes shpend ahmeti tregon si u krisen marredheniet e kryeministrit me albin kurtin

Ish-kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti komentoi në emisionin “Debat” në A2CNN, marrëdhënien e komplikuar midis kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në kuadër të turit ballkanik të shefit të qeverisë shqiptare.

Ahmeti u shpreh për një ‘listë’ krizash që kanë shënjuar marrëdhënien konfliktuale midis Albin Kurtit dhe Edi Ramës, referuar edhe tre momenteve historike në përkeqësimin e raportit Kosovë-Shqipëri që përmendi sot kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Duke shpjeguar se Konjufca iu referua rasteve më të hershme, Ahmeti zbuloi se krisja më e madhe midis Kurtit dhe Ramës ka qenë në 2013, kohë kur Partia Socialiste firmosi koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Ahmeti tha se vetë ai, asokohe si një nga figurat më në zë të Vetëvendosjes dhe Kurti kanë refuzuar të pranojnë Ramën në një takim, pasi ishin kundër Ilir Metës.

“Në kohën kur unë kam qenë në Vetëvendosje s’e kemi pranuar Ramën në takim. Kjo ka qenë në kohën kur ka hyrë në koalicion me Ilir Metën dhe ne ishim shumë kundër Ilir Metës.

Për faj të këtij bashkëpunimi, koalicioni ne e ndërpremë takimin dhe nuk e pranuam në takim zotin Rama.

Por atëherë nuk pati pasoja se ne ishim parti, ishim lëvizje dhe nuk ishim në qeveri ku këto ftohje-ngrohje të marrëdhënieve. Ka pas shumë të larta dhe të ulëta.

Është natyra e këtyre dy politikanëve. Ky (Kurti) e ngre çështjen në nivel kombëtar, Rama fillon me ato batuta. Ka diskutime me politikan të tjerë dhe thotë shiko Albin se nuk je vetëm ti. Tani Rama po bëhet më ndërkombëtar seç duhet të jetë në këtë situatë”, u shpreh Ahmeti, ndërkohë që sot situata ka ndryshuar, pasi Ilir Meta është aleat i Albin Kurtit dhe armik i Ramës.

Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje

Si një ish-anëtar i Vetëvendosjes, Ahmeti nënvizoi se e njeh mirë marrëdhënien Rama-Kurti. Ai tha se raporti Rama-Kurti ka pasur ulje e ngritje, por gjithmonë është ruajtur prej respektit dhe frikës që kanë dy protagonistët nga njëri-tjetri.

“Këtë relacionin Rama-Kurti e kam përcjell gati 10 vite. Është i çuditshëm. Me batuta, herë më takime të mira, herë të këqija. Dashuri, urrejtje disi që vjen nga respekti dhe frika në të njëjtën kohë. Është e dyanshme, përderisa Rama e ka atë që do ti nënshtrojë të gjithë në diskutime. Këto ndonjëherë dalin edhe nga kornizat e diskutimeve të tyre jopublike. Kësaj here Rama po e ndjen veten më komfort ndaj fillon me këto deklaratat jo kanunin, jo e luta. Por ne duhet të largohemi nga këto batuta ditore. Këto akuza se Rama e Kurti po e bëjnë për protagonizmin është si ti thuash një politikani pse merr frymë”, tha ai.

Më tej, Ahmeti tregoi se aktualisht është Edi Rama ai që flet nga pozita më të rehatshme se Kurti, pasi ka dalë nga korniza e politikanit lokal dhe po shihet si një përfaqësues i NATO-s në Ballkan.

Sipas tij është mëkat që dy kryeministrat po merren me grindjet personale dhe fokusojnë debatin në Kosovë e Shqipëri në raportin e tyre të tensionuar, në një kohë kur energjitë e të dyve duhen kanalizuar së bashku në drejtim të zgjidhjes së problemit me 4 komunat në Veri.

“Rama e sheh veten përmbi politikën shqiptare, gati si përfaqësues i NATO-s për Ballkanin. E sheh veten si pjesë e aleancës në tavolinën e parë. Situata është e jashtëzakonshme dhe Rama po mundohet që edhe para bashkisë ndërkombëtare ta paraqesë veten që e kemi një problem në oborrin tonë. Unë e kam hapësirë më shumë të flasë me Kosovën se janë shqiptarë. E kam miqësinë edhe me Vuçiçi-n dhe po mundohem të jem pothuajse si një zjarrfikës në Ballkan. Kurti nuk është modusin e bashkëpunimit.

Kërkon ndihmën e opozitës, në anën tjetër bën video ku i quan hajna dhe të korruptuar pavarësisht se janë kryetarë të rinj si LDK si PDK. Kjo mendoj se shkakton probleme të jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Në vend ti përgjigjemi qoftë si Shqipëri qoftë si Kosovë, qoftë bashkë të gjitha aty çka po na ndodhin, ne merremi me këto problemet tona fajësojmë njëri-tjetrin dhe koha po ecën”, theksoi Ahmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts