“Nuk është ajo çfarë kam thënë”- Yuri Kim replikon me Artur Zhejin mbi deklaratat: SHBA nuk mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë



Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” lidhur me deklaratat e bëra nga analisti Artur Zheji.

Diplomatja ka hedhur poshtë interpretimet e analistit të njohur lidhur me deklaratat e saj për zgjedhjet e 25 prillit. 

artur 1

Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, shkruan Kim në rrjetet sociale.

ideja

Sjellim në vëmendje që analisti Artur Zheji deklaroi në emisionit “Pikat mbi I” se amerikanët nuk duan kasta të forta në Ballkan. “Mu duk sikur po fliste një kryeopozitar në anglishte perfekte”, tha Zheji, duke shtuar se ambasadorja i tha popullit “ndryshoni më 25 prill”.

Në një reagim të bërë dje Yuri Kim tha se po sheh disa tituj të vërtetë dhe kërkoi që të lexohet e gjithë intervista, pasi SHBA nuk mbështet një kandidat apo parti të veçantë.

Deklarata e Yuri Kim që nxiti diskutime 

Lutfi Dervishi: Ajo që përmendët është që kemi persona që qartësisht nuk e nderojnë emrin e Shqipërisë duke qenë në parlament dhe nëse flasim për një trekëndësh – kemi institucione apo prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politikë që nuk kanë kurajë dhe duket se shpresa juaj e fundit më e mirë janë votuesit shqiptarë?

Ambasadorja Kim: Votuesit shqitparë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *