“Nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur”/ Ambasada e SHBA bën bilancin e 5 viteve të Reformës në Drejtësi: Mirënjohës për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu









Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një përmbledhje të situatës së reformës në drejtësi në këto 5 vite. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se progresi i kësaj reforme nuk duhet të matet vetëm nga distanca deri në destinacion, por  edhe nga sa larg kemi arritur në udhëtim.

yuri kim

Përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA u mblodhën me përfaqësues të shtetit shqiptar, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë reformë.

“Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës Amerikane.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane

Me mbylljen e vitit 2021, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë hedh një vështrim mbi progresin që ka bërë Shqipëria gjatë pesë viteve të para të Reformës në Drejtësi. Progresi nuk duhet të matet vetëm nga distanca deri në destinacion, progresi duhet të matet edhe nga sa larg kemi arritur në udhëtim. Paketa legjislative, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme kushtetuese, shënoi një pikënisje për matjen e këtij progresi. Si një reformë gjithëpërfshirëse, Shqipëria zgjodhi të ndërmerrte një plan tërësor për të rivlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e anëtarëve të sistemit të drejtësisë dhe promovimin e një kulture të re nëpërmjet ndryshimit të strukturës së institucioneve të drejtësisë nëpërmjet depolitizimit dhe decentralizimit. Përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA u mblodhën së fundmi me disa nga individët e shumtë që punojnë pa u lodhur, çdo ditë, për të zbatuar këto koncepte dhe për ta bërë reformën në drejtësi një sukses. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *