“Nuk është faji ynë”, Putin për agresionin ndaj Ukrainës: Perëndimi u ka shpëlarë trurin republikave post-sovjetike

nuk eshte faji yne putin per agresionin ndaj ukraines perendimi u ka shpelare trurin republikave post sovjetike
nuk eshte faji yne putin per agresionin ndaj ukraines perendimi u ka shpelare trurin republikave post sovjetike

Teksa lufta në Ukrainë është në muajin e dhjetë, presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk është fajtore, teksa ka shtuar se të dyja vendet “po ndajnë të njëjtën tragjedi”.

Gjatë një fjalës së tij në një televizion ushtarak, Putin u shpreh se e sheh Ukrainën si një “komb vëllazëror”. Po, ashtu ai pretendoi se kjo është “rezultati i politikës së vendeve të treta” dhe jo për shkak të politikës ruse, teoria e së cilit nënkupton se zgjerimi perëndimor është shkaku i luftës.

Putin akuzon Perëndimin se u ka shpëlarë trurin republikave post-sovjetike, duke nisur që me Ukrainën.

“Për vite me radhë u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie të mira fqinjësore me Ukrainën, duke ofruar kredi dhe energji të lirë, por nuk funksionoi. Nuk ka asgjë për të na akuzuar. Ne i kemi parë gjithmonë ukrainasit si një popull vëllazëror dhe unë ende mendoj kështu. Ajo që po ndodh tani është një tragjedi, por nuk është faji ynë”, u shpreh Putin.

Gjatë fjalimit të tij, zyrtarët ushtarakë u zotuan se do vazhdojnë të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” deri në vitin 2023.

Presidenti Putin shtoi se nuk kishte kufi për sasinë e parave që Rusia ishte e gatshme të shpenzonte.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi rritjen e kufirit të moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak rus.

Sipas ligjit aktual, rusët e moshës 18-27 vjeç mund  të thirren për shërbim e detyrueshëm ushtarak, ndërsa tani Z. Shoigu tani po propozon që kjo mbulon qytetarët e moshës 21-30 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts