“Nuk është në atë karrige, por do mbetet në zemrat tona”- Ish-kryeministri Berisha: E konsideroj veten të bekuar që pata bashkëpunëtor Bujar Nishanin









Ish-kryeministri Sali Berisha ka nderuar figurën e ish-presidentit Bujar Nishani në ceremoninë përkujtimore të thirrur sot në nder të tij.

Berisha deklaroi se Nishani do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre ndërsa shtoi se konsideron veten të bekuar që ka pasur një bashkëpunëtor si ai.

“Bujar Nishani ka një vend. Nuk është aty në karrige por është dhe do mbetet gjithnjë në zemrat tona. Shpreh mirënjohje. E konsideroj veten të bekuar që pata një bashkëpunëtor si Bujar Nishani. Në PD ai ishte një nga personalitete me të qëndrueshme.

Një konservator i vërtetë për të cilin familja, vendi, liria ishin shtyllat më të çmuara. Pasi përmbushi detyrimet si kryetar shteti dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira. Bujar Nishani pasi dorëzoi këtë detyrë iu përkushtua asaj force politike në radhë të të cilëve kishte ngjtur të gjitha shkallët.

Në këtë kontekst dua t’u them se ai mua dhe të gjithë juve na mungon shumë dhe shumë. Duke u përulur para veprës së tij le të gëzojmë, te krenohemi ne me trashëgiminë e shtetarit Bujar Nishani”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *