“Nuk është një lojë, por përballje për…”/ Andi Lila në çeljen e fushatës së PD: Më 25 prill të bëjmë ndryshimin e madh

SHPËRNDAJE

Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i kombëtare, Andi Lila u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar amanetin e studentëve të ’90-s.

Ndërsa e quajti Bashën kryeministër, Lila tha se dita e sotme nuk është një lojë si ajo në fushën e futbollit.

“Kjo është një përballje, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë”- tha ai, duke shtuar se Shqipëria nuk mund të braktiset.

Fjala e ish-futbollistit të Kombëtares, Andi Lila:

Të nderuar të pranishëm, të dashur shqiptarë. I nderuar kryeministër i ndryshimit zoti Lulzim Basha. Përpara se të nis këtë fjalim do të doja nga të gjithë të pranishmit këtu, ne kemi një amanet që nga studentët e 90 për thënien që e nisën atë kauzë  edhe ne kemi një kauzë  akoma të pa përfunduar. Një thirrje nga të gjithë ne këtu “E dua Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndihem i privilegjuar sot në ditën e parë të fushatës zgjedhore për ndryshimin e madh ti drejtohem të gjithë shqiptarëve për tu bërë bashkë. Për të bërë bashkë idetë, zemrat mundin sakrificën për të sjellë ndryshimin e madh për çdo shqiptarë. Shumë persona kanë shprehur skepticizmin e tyre se ndryshimi edhe në sport është utopi. Sot unë dua të them se kam pranuar ofertën politike të kryeministrit Basha me bindjen e plotë se fitorja është e jona. Sa herë jam futur në fushën e futbollit e dija se në fund do të kishte një palë që fiton dhe një palë që humb. Futesha duke ditur se në fund gjysma e tifozëve në stadium do të  trishtoheshin dhe gjysma do të festonin. Por  kjo e sotmja nuk është lojë. Nuk është një garë ndërmjet disa shqiptarëve dhe shqiptarëve. Kjo është një përballje, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë. Sepse të themi se po jetojmë një kohë si gjithë Europa është thjeshtëzim dhe naivitet. Kurrsesi nuk do të bëjmë naivin. Por me 25 prill do t’i tregojmë të gjithë shqiptarëve që ne do të bëjmë ndryshimin e madh, ndryshimin për fëmijët tanë. Kurrsesi nuk do ta braktisim vendin tonë, këtu do t’i rrisim fëmijët sepse ne e duam vendin tonë. Prandaj me 25 prill me dorë në zemër të gjithë shqiptarëve i them votoni Partinë Demokratike, votoni ndryshimin, votoni Lulzim Bashën kryeministër sepse e ardhmja është e jona. E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Jeni të gjithë shumë të mirë. Faleminderit!





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *