
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shpreson se çështja do të zgjidhet në mënyrë paqësore.
“Ne kurrë nuk do të dëshironim një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Ky nuk është një ogur i mirë për rajonin. Si një vend i NATO’s, ne nuk e duam një gjë të tillë, ne nuk e pranojmë … Unë shpresoj se mund ta zgjidhim këtë në mënyrë paqësore, “tha ai gjatë një vizite në qytetin verilindor të Trabzonit.
Erdogan ka shprehur dëshirën e tij për ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës për të shmangur konfliktin dhe për të rikonfirmuar angazhimin e Turqisë ndaj NATO’s.
Pas përpjekjeve të pasuksesshme, për të organizuar një takim mes Putinit dhe Zelenskyt, lideri turk njoftoi se do të udhëtojë në Kiev për një vizitë zyrtare.
Ai tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë janë tani më të mira se në çdo moment të historisë, gjë që i ka lejuar dy vendet të rrisin bashkëpunimin ekonomik.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al