Nuk është pandemia! Bill Gates parashikon dy kërcënime të mëdha për njerëzimin

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbuluar se cilat janë dy kërcënimet e mëdha për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive, që i kishte parashikuar që në vitin 2015.

Në një intervistë për kanalin e YouTube të Derek Muller, Gates thekson se “ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen”.

Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Bill Gates u shpreh se numri i viktimave në një vit “do të jetë shumë më i madh” sesa ai që po shkakton pandemia e Covid-19: “Për t’ju treguar pasojat e ndryshimeve klimaterike, mjafton që dëmet e shkaktuara nga pandemia t’i imagjinoni të zgjatura në kohë. Në vitin 2060, ndryshimet klimaterike mund të jenë vdekjeprurëse njësoj si pandemia, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më vdekjeprurëse sesa koronavirusi”.

Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por “ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.