“Nuk fle natën”, Vuçiç flet për krizën energjetike: Ndodhemi në një situatë të tmerrshme!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur për krizën aktuale të energjisë.

Ai ka thënë për mediat vendase se situata nuk është aspak e mirë dhe e ende nuk e di se si do e përballojë krizën.

“Unë nuk fle natën, nuk do të zgjidhim asgjë lehtë, do të kemi probleme me çmimin e të gjitha burimeve të energjisë”, tha Vuçiç
Ai theksoi se po bëjnë më shumë përpjekje në këtë fushë se shumë vende të tjera.

“Ata që janë në një situatë dhjetë herë më të keqe se ne nuk shqetësohen. Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, tregoi më tej presidenti serb.

“Kemi një situatë të tmerrshme energjetike”, theksoi ai dhe shtoi se çmimi i energjisë elektrike në bursë është 229 euro për megavat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *