“Nuk frikësohemi nga ata që përdorin tone të dhunshme”/ Klubi i Lacioz dënon ofendimin e ultrasve për Hysajn: Për ta nuk ka hapësirë në…








Pas episodit të shëmtuar të ultrasve të Lacios kundër mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ku kishin shkruar se “Hysaj ishte një krimb dhe Lacio ishte fashiste”, ka reaguar sërish klubi kryeqytetas ku me anë të një komunikate zyrtare ka deklaruar se dënon me forcë banderolën e turpshme ndaj Elseid Hysajt.

HYSAJ LACIO

Në komunikatë, ndër të tjera klubi thotë se kurrë nuk do të jenë në krah të atyre që mohojnë vlerat e sportit, ndërsa thekson se do të jetë në krah të lojtarëve.

“Ne qartësisht distancohemi nga ata që duan të shfrytëzojnë këtë ngjarje që dëmtojnë ekipin, të gjithë tifozët e Lacios dhe klubin për qëllime politike. Ne nuk do të frikësohemi nga ata që përdorin tone të dhunshme dhe agresive, për ta nuk ka hapësirë ​​në botën tonë”, thuhet në reagimin zyrtar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË LACIOS –

“Klubi i Lacios dënon me forcë banderolën e turpshme kundër lojtarit Elseid Hysaj. Nuk është episodi i parë i këtij lloji. Ne kurrë nuk do të jemi në krah të atyre që mohojnë vlerat e sportit. Nga ana tjetër, ne jemi në krah të futbollistit tonë dhe të gjithë lojtarëve të tjerë të përfshirë në përgatitjet para-sezonale në javët e fundit. Ne qartësisht distancohemi nga ata që duan të shfrytëzojnë këtë ngjarje që dëmtojnë ekipin, të gjithë tifozët e Lacios dhe klubin për qëllime politike. Ne nuk do të frikësohemi nga ata që përdorin tone të dhunshme dhe agresive, për ta nuk ka hapësirë ​​në botën tonë e cila në vend të kësaj frymëzohet nga vlerat e shëndetshme sportive të besnikërisë dhe konkurrencës, respektit reciprok dhe bashkëjetesës civile dhe që synojnë të  kapërcejnë të gjithë gardhet e një natyre shoqërore, kulturore, ekonomike dhe racore.”

LEXO EDHE: 

“Hysaj je krimb”/ Tifozët e Lacios ndahen në dy grupe, fushatë për të mbrojtur lojtarin e Kombëtares Shqiptare

Thellohet skandali/ Tifozët fashistë kërcënojnë Hysajn në mesnatë, Tare shmangu konfrontimin me ultrasit

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *