Nuk gjen paqe Afganistani, shpërthim në xhami gjatë kohës së faljes. BBC: Raportime për shumë viktima (VIDEO)

Një tjetër shpërthim është shënuar në një xhami në Kandahar të Afganistanit.

BBC shkruan se mendohet se nga shpërthimi ka shumë viktima, pa specifikuar konkretisht numrin e tyre.

Sulmi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes, ku në përgjithësi marrin pjesë shumë qytetarë. Vlen të përmendet se ky është sulmi i dytë ndaj një xhamie, brenda kësaj jave. Kujtojmë se për sulmin e kaluar, autorësinë e krimit e mori filiali i ISIS në Afganistan.

Ata sulmuan para një jave një xhami në Kunduz, ku mbetën të vdekur të paktën 100 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *