Nuk i dha ujë, burri dhunon brutalisht gruan kroate, i thyen shishen në kokë dhe nis ta grushtojë fuqimisht (VIDEO)

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjete sociale.

Në të është fiksuar momenti, kur 52-vjeçarja kroate, Nevenka Margeta, u rrah brutalisht nga një person i panjohur. Gruaja ka në pronësi një restorant, e aty, personi i panjohur u fut dhe kërkoi një gotë ujë.

Duke qenë se restoranti nuk ishte hapur ende, gruaja, nuk ia ofroi këtë shërbim.

“Refuzimin”, i riu nuk e ka pritur shumë mirë, pasi brutalisht ka goditur me shishe në kokë 52-vjeçaren dhe ka nisur ta grushtojë në pjesët e trupit.

I gjithë momenti është fiksuar nga një kamera sigurie, ndërsa bashkëshorti i gruas, ka ofruar shpërblim në atë që ofron informacion në lidhje me autorin.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *