Nuk i nevojiten më shumë se 10 minuta, Armando Broja debuton me gol te Sauthempton










Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e Sauthempton. Sulmuesi shqiptar ka shënuar që në minutat e parë të debutimit të tij me klubin e Premier Ligës ku është huazuar nga Çelsi.

broja 2

Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Njuport, Broja ishte rreshtuar mes titullarëve nga trajneri Ralf Hasenhutl, për të treguar formën e tij dhe ai nuk ka zhgënjyer. Që në minutën e 9 të sfidës, sulmuesi ka tundur rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në këtë sfidë. Ai tregoi nuhatje të mirë para portës pasi një gjuajtje e Redmond u ndal nga traversa  dhe ai ndoqi aksionin e shtyu në rrjetë topin që u kthye në lojë.

broja111

Një gol i cili do të ndihmojë padyshim Brojën që të gjejë më shumë hapësira te Sauthempton, ku nuk kishte luajtur në javët e para të kampionatit.

PANORAMASPOrT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *