Nuk i pëlqeu pyetjet e bëra, momenti epik ku kryeministri tajlandez spërkat me dezifektant gazetarët (VIDEO)

Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha, 66 vjeç, befasoi gazetarët në konferencën e fundit për shtyp, kur ai zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të shmangur pyetjet e bëra prej tyre. Në konferencë ku po fliste për situatën aktuale pandemike, por dhe politike, ai u pyet nëse do të ketë një riorganizimi të kabinetit.

Në këtë moment ai largohet nga foltorja, merr dezinfektantin dhe ua spërkat gazetarëve. Për vete mban maskën me dorë duke mbuluar rrugët e frymëmarrjes. Ky veprim i tij ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Prayuth Chan-ocha, gjenerali i dikurshëm i ushtrisë ka qenë në pushtet që nga grushti ushtarak i shtetit në vitin 2014 dhe kjo nuk është hera e parë që merr vëmendje për veprimet e tij me gazetarët.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *