“Nuk i shërben demokratëve”, Salianji flet për dy kandidatët për kreun e PD: Nuk ka zgjedhje, por pengmarrje për interesa të regjimit. Edhe në dasma mblidhen më shumë njerëz

nuk i sherben demokrateve salianji flet per dy kandidatet per kreun e pd nuk ka zgjedhje por pengmarrje per interesa te regjimit edhe ne dasma mblidhen me shume njerez
nuk i sherben demokrateve salianji flet per dy kandidatet per kreun e pd nuk ka zgjedhje por pengmarrje per interesa te regjimit edhe ne dasma mblidhen me shume njerez

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar garën për kreun e Partisë Demokratike, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Në një intervistë për Panorama TV, ai u shpreh se kemi të bëjmë me një pengmarrje të vulës dhe logos për ta kthyer partinë në shërbim të një individi.

“Mbledhja e një grumbulli të caktuar njerëzisht i mbledh kushdo. Në dasma mblidhen më shumë se aq njerëz. Por kjo nuk do të thotë se është këshilli kombëtar i PD. Kjo nuk i bën të kenë tagrin e këshillit kombëtar të PD. Aty kishte një grup demokratësh që kanë një mendim të caktuar. Pashë fytyra të tjera që nuk i kam parë ndonjëherë në PD. Kemi një pengmarrje të vulës së logos për ta kthyer në shërbim të një individi. Ne e kemi detyruar të dorëhiqet kur kemi qenë në mbledhjet e pas 6 marsit. Tani po shpërfaqet për të treguar që kërkon ende t’i bëjë më shumë dëm opozitës dhe demokratëve dhe t’i shërbejnë qeverisë”, deklaroi ai.

Ai tha se nuk ka as zgjedhje dhe as kandidatë por një proces që nuk i shërben demokratëve.

“Ç’lidhje ka ky me kandidimin për PD. PD është partia më e madhe e opozitës. Është një parti që edhe në ditën më të keqe mbledh 500 mijë votues. Nuk ka kandidatë, nuk ka proces, nuk ka zgjedhje, por një pengmarrje të PD për interesa të regjimit. Në këtë diskutimin e sotëm është e qartë që nuk ka as garë dhe as proces dhe nuk i shërben demokratëve”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts