Ndeshjet e luajtura në Serinë A këtë javë ju dedikuan kujtimit të ish-futbollistit Emiliano Masketi, i cili ndërroj jetë disa ditë më parë. Në respekt të tij klubet vendosën të luajnë me një shirt të zi në krah, por kjo nuk ndodhi me të gjitha skuadrat, pasi Verona në ndeshjen e saj ndaj Interit nuk i përdori.
Presidenti i klubit, Mauricio Seti, kërkoj falje për këtë veprim me një komunikatë zyrtare, duke thënë se skuadra i kishte harruar shiritat e zinj në hotel.
“I kërkoj falje ju dhe familjes së tij.

Për fat të keq shiritat e zinj u harruan në hotel dhe nuk patëm mundësi ti merrnim në kohë.
Më vjen shumë keq për situatën, i kërkoj falje të gjithëve.”, u shpreh presidenti i Veronës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al