”Nuk ishte çështje fati, por rezultat i punës së madhe”, Tuhel ”mburr” ekipin e tij pas eliminimit të Sitit: Duhet të jesh në një…



Çelsi arriti të mposhtë 1-0 Mançester Sitin, fitore që i siguroi bluve  finalen e kupës së Anglisë.

tuhel

Ajo çka ra në sy nuk ishte vetëm rezultati, por dominimi në lojë nga skuadra londineze ku nuk i lanë hapësirë yjeve të Sitit të ishin të rrezikshëm në asnjë moment. Pas sfidës, trajneri i bluve Tomas Tuhel, në prononcimin për media u shpreh mjaft i lumtur për mbërritjen në finale dhe u mundua të thekësonte se kjo nuk ishte një rastësi, por rezultat i punës së madhe të ekipit të tij.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë e djemve të mi, unë jam shumë i lumtur dhe krenar për ta. Ne nuk ishim me fat që nuk arritëm të pësonim gol, por kemi punuar shumë për të arritur në këtë rezultat. Djemtë janë të gatshëm të mbulojnë njëri-tjetrin nëse dikush humbet një duel me kundërshtarin. Ajo çka doja ishte që të zbrisnin në fushë si ‘trima’ sot.

Është një arritje fantastike sepse luajtëm me ekipin më të mirë në Europë dhe arritëm të siguronim finalen brenda 90 minutave. Duhet të jesh në një nivel të lartë kur përballesh me Sitin, dhe mund ta cilësoj si një performancë cilësore’’, u shpreh tekniku gjerman.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *