“Nuk ishte e lehtë ndaj Atalantës, rastësi kjo që po ndodh me skuadrat italiane”, Zidan: Për Ronaldon kemi folur…

SHPËRNDAJE

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Atalantës, e cila iu siguroi atyre kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Tekniku francez është shprehur se ajo e sotmja nuk ishte një ndeshje e lehtë, teksa foli edhe për Kristiano Ronaldon, duke thënë se duhet ta lënë të qetë atë te Juventusi.

zidane-madrid-plano

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Atalanta bëri një paraqitje të mirë. Ne gjithashtu luajtëm mirë, duke qenë të kujdesshëm në mbrojtje. Topin e lëvizëm gjithashtu mirë në zonën e kundërshtarit. Skuadrat italiane jashtë Champions-it? Mund të ndodhë edhe kjo, është thjeshtë një rastësi, italianëve nuk iu mungon asgjë, madje kampionati i tyre është shumë i luftuar këtë sezon.

Rikthimi i Ronaldos në Madrid? Ne kemi biseduar shumë këto kohë për këtë. Ronaldo është një lojtar i Juventusit, le ta lëmë të qetë”, tha Zidan pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *