Nuk ishte hapur ende, zjarr në parkun më të madh argëtues të Suedisë, plagosen 12 persona

nuk ishte hapur ende zjarr ne parkun me te madh argetues te suedise plagosen 12 persona
nuk ishte hapur ende zjarr ne parkun me te madh argetues te suedise plagosen 12 persona

Një zjarr i madh shpërtheu mëngjesin e sotëm në parkun më të madh argëtues të Suedisë në perëndim të Goteborg, me flakët që u përhapën në një park të ri ujor, ndërsa 12 persona u plagosën lehtë, thanë autoritetet.

Policia tha se evakuoi një hotel dhe zyra të vendosura pranë parkut, duke shtuar se 12 persona u dërguan në spital me lëndime të lehta.

Imazhet e publikuara nga mediat suedeze tregojnë topa zjarri, flakë dhe shpërthime zjarri, ndërsa një re tymi i zi u ngrit mbi qytet.

Shërbimet suedeze të urgjencës u kërkuan banorëve në zonën përreth që “të qëndrojnë brenda, të mbyllin dyert, dritaret dhe të mos përdorin kondicionerë” për shkak të tymit.

Është shumë herët për të folur për një zjarrvënie të mundshme dhe për të dhënë një vlerësim të masës së dëmit, sqaron policia në njoftimin për media që ka lëshuar.

“Një zjarr i madh shpërtheu në parkun ujor Liseberg Oceana (..) Zjarri filloi në një nga atraksionet në pjesën e jashtme të ndërtesës dhe më pas u përhap në të gjithë ndërtesën,” tha Liseberg në një deklaratë për shtyp.

Parku ujor është pjesë e një plani zgjerimi për parkun argëtues dhe do të hapej më vonë në vitin 2024. Sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT, kostoja e parkut të ri ujor është 1.2 miliardë krona (107 milionë euro).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts