“Nuk ishte një ironi për askënd, por një shaka”, Rama sqaron memen dhe flet për turistët italianë në “Rai News 24”: Shqipëria është një Itali e vogël

nuk ishte nje ironi per askend por nje shaka rama sqaron memen dhe flet per turistet italiane ne rai news 24 shqiperia eshte nje itali e vogel
nuk ishte nje ironi per askend por nje shaka rama sqaron memen dhe flet per turistet italiane ne rai news 24 shqiperia eshte nje itali e vogel

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku u fokusua sërish në fluksin e turistëve italianë që po përjeton Shqipëria këtë vit.

Sigurisht “meme-ja” tashmë e famshme ku ai paralelizonte ikjen e shqiptarëve në vitin 1991 drejt Italisë me ardhjen sot të turistëve italianë në Shqipëri ishte pyetja e parë që iu bë në intervistën e tij për “Rai News 24”.
“Mbi të gjitha nuk ishte një ironi për askënd por ishte një shaka, mendoj se duhet të qeshim kur kemi momente të gëzuara dhe kur kupton rrugën që kemi bërë për të arritur këtu”- tha Rama.

“Këtë vit është vërtetë i jashtëzakonshëm sepse kemi bum turistësh dhe surpriza e madhe janë italianët që po shkojnë gati gjysmë milion turistë që kanë ardhur në Shqipëri. Kjo na gëzon sepse ne e duam Italinë dhe të shohësh këtu italianët është një kënaqësi e madhe morale, në sensin se Italia na mirëpriti për shumë vite dhe t’i bëjmë tani italianët që të ndihen si në shtëpinë e tyre këtu, është ajo që kemi ëndërruar”, tha kryeministri në intervistë e tij për “Rai News 24”.

Shqipëria së fundmi po reklamohet për bukuritë dhe sidomos për çmimet konkurruese në rajon dhe më gjere. I pyetur për çmimet e ulëta dhe bukurinë e vendit që reklamohet ai tha:

“Për sa i përket bukurive të natyrës shqiptare kjo nuk e vendos Italinë në vend të dytë por Shqipëria është një Itali e vogël dhe sigurisht është e qartë që nuk është një vend i shtrenjtë për turistët e huaj dhe ata italianë. Kostot janë shumë më të ulëta se në Itali ndërsa bukuria e natyrës është e njëjta”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts