“Nuk jam më si dikur”/ Alec Baldwin rikthehet në punë pas vdekjes së kinematografes: Kam vendosur të mbaj një ditar (Rrëfimi prekës për fëmijët e tij)

Pas shumë kohësh, Alec Baldwin është rikthyer në punë që pas vdekjes tragjike të Halyna Hutchins, e cila u qëllua aksidentalisht me një armë në sheshxhirim, nga aktori 63-vjeçar. Baldwin reagoi në rrjetin social Instagram, duke thënë se është e çuditshme të kthehesh në punë.

“Unë po mendoj të mbaj një ditar të vogël gjatë udhëtimit dhe gjatë punës. Ne patëm ditën tonë të parë të punës sot… dhe ishte e ndërlikuar. Nuk punoj dot aq shumë si dikur … ti shkon në punë dhe harron atë që duhet të bësh”, tha aktori në video. Ai u shpreh se nuk ka punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar, kur kinematografia Halyna Hutchins, ndërroi jetë.

Baldwin tha se ai vazhdon ta ketë ‘të vështirë te flase gati katër muaj pas incidentit tragjik.

Baldwin foli gjithashtu se i mungojnë fëmijët e tij. Aktori dhe gruaja e tij Hilaria, janë prindër të gjashtë fëmijëve – vajzës Carmen, djemve Rafael, Leonardo, Romeo, Eduardo dhe Lucia. “Më mungojnë fëmijët e mi unikë. Mendoj se të gjithë ata që kanë shumë fëmijë, ndihen kështu. Ata janë kaq të ndryshëm . Unë do të jem këtu edhe për disa ditë, dhe pastaj kush e di se çfarë do të sjellë e ardhmja,” tha Baldwin.

Baldwin, 63 vjeç, theksoi se po ndihet si një nga njerëzit më të vjetër në dhomë në setin e ri.

“Të gjithë janë të rinj në krahasim me mua, veçanërisht një film i pavarur ku ka njerëz të mirë. Ka njerëz shumë të mirë, por të gjithë po ndjekin të gjithë njerëzit e mirë dhe shumë nga më të mirët gllabërohen nga projektet që kanë më shumë para,” tha ai.

Baldwin, i cili nuk ka zbuluar se për çfarë projekti po punon aktualisht jashtë shtetit, la të kuptohej se po punonte në një film të pavarur me një “buxhet shumë të kufizuar”.

Incidenti fatal ku mbeti e vdekur Hutchins, 42 vjeç, ndodhi gjatë provës në xhirimet e Rust në Bonanza Creek Ranch të New Mexico. Kineastja vdiq pasi u transportua me helikopter në Spitalin e Universitetit të Nju Meksikos pas të shtënave. Ajo la pas burrin Matthew Hutchins dhe djalin Andros.

Drejtori i Rust, Joel Souza, 48 vjeç, u godit gjithashtu nga të shtënat dhe u mbijetoi plagëve të tij. Prodhimi i filmit, në të cilin Baldwin ishte producent, u pezullua për një kohë të pacaktuar pas xhirimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.