“Nuk jam në gjendje emocionale të…”- Çfarë deklaroi Erdgys Arrazi në Gjykatë, kryefamiljari i akuzuar për nxitjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij drejt aktit të rëndë

nuk jam ne gjendje emocionale te cfare deklaroi erdgys arrazi ne gjykate kryefamiljari i akuzuar per nxitjen e gruas dhe tre femijeve te tij drejt aktit te rende































Në Gjykatën e Shkodrës, ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, në një gjendje të rënduar shtetasi Erdgys Arrazi deklaroi se nuk dështonte të fliste pasi ndodhej në gjendje të rënduar emocionale, por është shprehur se në një moment të dytë do të flasë në lidhje me rastin për të cilin akuzohet.

ergys arrazi shkoder

Ndërkohë avokati mbrojtës,  Blerim Bazhdari, kërkoi në seancën për masën e sigurisë lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

Ndërkohë avokati Bazhdari i ka komunikuar pak përpara seancës shtetasit Erdgys Arrazi gjetjen e trupit të fëmijës së tretë, djalit të vogël 3 vjeçar, informacion i cili e ka rënduar psikologjikisht 31-vjeçarin.

Pala mbrojtëse tha se nuk ka asnjë provë se Erdgys Arrazi është shkaktar i vetëvrasjes të 39-vjeçares ndërsa tha se ndalimi është i paligjshëm dhe se klienti i tij duhet që të lirohet sepse nuk ka asnjë provë nga policia apo prokuroria.

Avokati mbrojtës sqaroi edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit duke thënë se edhe nëse ka patur kjo nuk përbën një vepër penale. Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon policia dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat.

Sipas tij Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve.

Kujtojmë se sot kanë përfunduar kërkimet në ujërat e Bunës dhe janë gjetur të 4 trupat e pajetë, të nënës dhe 3 fëmijëve  të moshës 3, 8 dhe 9 vjeç.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts