“Nuk janë më superiorë, patën vetëm më tepër uri se ne”, Pirlo: Më djeg ta pres Interin si kampion






Këtë herë duket të jetë vërtetë ndeshja për “jetë a vdekje” e Juventusit. Në rast rezultati negativ ose barazimi me Interin vendi në Ligën e Kampioneve do të ishte vërtet një utopi. Andrea Pirlo, në konferencën për shtyp të vigjiljes, ka folur me hidhërim për pikët e humbura kundër të voglave dhe për faktin që zikaltrit kanë pasur më tepër motivime se bardhezinjtë në sulmin për trengjyrëshin. Pirlo ka komplimentuar neo-kampionët, por duke saktësuar edhe se Juventusi mund të bënte më tepër.

pirlo.juve.roma.2020.21.sguardo.750x450

Sa e rëndësishme ishte fitorja ndaj Sasuolos në nivel motivimesh?

Kryem një ndeshje si skuadër, pavarësisht se vinim nga një humbje e shëmtuar ndaj Milanit. Ishte një reagim i bukur: ndihmuam njëri-tjetrin, edhe në vështirësi luajtëm së bashku dhe ky ishte aspekti më pozitiv. Do të ketë rrotacion në prag të finales së Kupës së Italisë? Aleks Sandro do të luajë me siguri sepse është i skualifikuar kundër Atalantës. Për të tjerët të shikojmë, duhet të rikuperojmë energji. Do të jetë edhe Shezni.

Keni thënë që ju desh të përshtateni me skaudrën. Çfarë donit të thonit?

Që u jam përshtatur karakteristikave të lojtarëve. Ke në mendje një model loje, por lojtarët në gatishmëri nuk të lejojnë të bësh atë që ke në kokë. Kështu duhet të bëjnë të gjithë trajnerët: nuk mund të vendosësh vetëm apo të shpikësh lojtarë, por t’i vendosësh në pozicione ku japin më shumë.

Kush luan në sulm?

Nuk e di ende, duhet të rikuperojmë dhe të shikojmë se kush ndihet mirë. Kieza është në formë, ka arritur të riaftësohet pa dhimbje dhe nesër (sot) në mbrëmje mund të jetë në gatishmëri.

Interi është vërtet superior si organikë krahasuar me juve?

Nuk e di, por nëse kanë fituar kampionatin do të thotë që janë paraqitur më mirë, kanë qenë më të rregullt, kanë pasur më tepër uri. Dy skuadrat janë të vlefshme, por ata janë treguar më të zotë.

Në përballjen me zikaltrit motivimet mund të bëjnë diferencën?

Motivimi duhet të jetë një që nesër (sot) do të na djegë: të shikojmë kampionët e Italisë duhet të na japë diçka më tepër. Duhet të kemi dëshirë të madhe për të fituar ndeshjen.

Çfarë qëndrimi do të ketë Interi, sipas jush?

Do të luajnë me formacionin më të mirë dhe do të duan të fitojnë duke njohur trajnerin dhe se çfarë do të thotë Juventus-Inter në nivel futbollistik.

Përgatiti: LEDIO NASE

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *