“Nuk je patriot nëse zbraz pushkë në Facebook!”- Rama nga Vlora: Sanksione për kryebashkiakët që nuk dërgojnë mbeturinat në inceneratorë e landifille!








Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Vlora atë e konsideron si plan rrënjësor të pastrimit të Shqipërisë. Kreu i qeverisë paralajmëroi sanksione për kryetarët e bashkive që nuk i dërgojnë mbeturinat në inceneratorë dhe landfille.

rama1

Po ashtu Rama tha se ministrja e Mjedisit do të jetë e pranishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe do bëjë thirrje për rrëzimin e buxhetit, nëse kryetari i bashkisë nuk ka siguruar fondet për pastrimin.

Të japim një mesazh të rëndësishem për një pjesmarrje sa më të madhe dhe kuptimplotë për këtë proces edhe me zotimin që Shqipëria e pastër është prioritet i prioriteteve. Gjithë këto plehra nuk i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, as mbetje arkeologjike, por ndtoje e vazhdueshme e neve së bashku. Sikur secili atë shishen plastike që zbraz teksa shkon me makinë, të mos e hedh, apo secili që vjen me familjen të kalojë disa orë në hijen e pishave, ti marrë me vete mbetjet që prodhon, nuk do turpëroheshim nga ky vend i mrekullueshëm, që na ka falur zoti apo natyra. Qytetarët në rrjetet sociale kur vjen puna për të bërë komente janë ambientalistë. Por kur mendon sa pak janë ambientalistë jo vetëm në fjalë, apo sjelle, atëherë duhet të kthehesh nga vetja. Të jesh patriot nuk do të thotë të zbrazësh pushkë në Facebook apo të komentosh për atdheun nga kafeneja apo shtëpia, do të thotë të mbash pastër atdheun tënd.

Përtej turizmit, kjo ndotje dëmton ekonominë dhe mirëqenien e secilit, sikurse edhe shëndetin. Kjo shishe plastike do 1 mijë vjet që të tretet, prania e mbetjeve të tilla mbi tokën tonë, është sëmundje, është kancer. Ky nuk është një aksion por një plan sistematik, ku do pastrohen fillimisht pikat e nxehta apo hotspot-et pastaj do garantojmë të mos rikrijohen, sepse nuk është hera e parë që bëjmë aktivite të tilla. Asnjë bashki nuk do lejohet të bëjë asgjë tjetër nëse nuk garanton burimet financiare për pastrimit, dhe nëse nuk garanton që ato burime përkthehen në një territor të pastër. Ministrja do jetë në cdo mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe do tu bëjë thirrje këshilltarëve ta rrëzojë buxhetin, nëse kryetari nuk ka sjellë fondet e nevojshme për pastrimin. Cdo bashki ka sot një pike fundore për grumbullimin e mbetjeve. Pikat fundore janë qoftë inceneratorët qoftë landfillët, dhe asnjë bashki nuk do lejohet të krijojë pika të tjera të paligjshme. Ligji parashikon sanksione”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *