“Nuk jemi larg zgjidhjes”, Vuçiç me Von der Leyen: Shpresoja që mbrëmjen e kaluar të arrinim një marrëveshje me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka raportuar para Presidentes së KE, Ursula von der Leyen pikëpamjet e tij për dialogun dhe tensionet Kosovë-Serbi.

Vuçiç thotë se shpresonte që marrëveshja përfundimtare për tensionet e fundit të arrihej mbrëmjen e kaluar.

“Ne kurrë nuk kushtëzojmë bisedimet dhe dialogun nën kujdesin e BE -së, kjo është për ne diçka që është themelore dhe për të cilën ne jemi të përkushtuar,”- tha Presidenti serb.

Ai siguron Presidenten e KE që zgjidhja Kosovë-Serbi nuk është larg.

“Unë dua të besoj se ne nuk jemi larg zgjidhjes së problemit aktual dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të shmangim problemet e mundshme të ardhshme, të cilat janë të rëndësishme për ne dhe për shqiptarët,” tha Vuçiç.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e 11-të teksa protestuesit serbë vijojnë të mbajnë bllokuar rrugët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *