“Nuk jemi si më parë”/ Drejtuesja e FMN e shqetësuar: Rritja ekonomike botërore më e dobët nga sa pritej

Këtë vit, rritja ekonomike globale do të jetë pak më e dobët nga sa pritej, paralajmëroi sot kreu menaxhues i FMN-së, Kristalina Georgieva. Ajo shprehu shqetësimin  për hendekun në rritje midis vendeve të pasura që, përgjithësisht, po përfitojnë nga rimëkëmbja dhe vendet e varfra të prekura nga mungesa e vaksinave dhe rritjet inflacioniste.

“Ne po përballemi me një rimëkëmbje globale që mbetet e penguar nga pandemia dhe ndikimi i saj”, përmblodhi Georgieva në një bisedë virtuale në Universitetin “Bocconi” në Milano, përpara takimeve të vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore.

“Ne nuk jemi në gjendje të ecim përpara siç duhet, është sikur të kishim gurë në këpucë”, shpjegoi ajo me një metaforë.

Institucioni i Uashingtonit do të publikojë parashikimet e tij të përditësuara në hapjen e takimeve vjetore. SHBA-ja dhe Kina, dy fuqitë kryesore ekonomike, mbeten motorët thelbësorë të rritjes, edhe pse vrulli i tyre po ngadalësohet. Disa ekonomi të përparuara dhe në zhvillim vazhdojnë të zgjerohen, në Evropë më gjerësisht.

“Nga ana tjetër, në shumë vende të tjera, rritja vazhdon të përkeqësohet, e penguar nga aksesi i dobët në vaksina dhe një reagim i kufizuar politikash, veçanërisht në disa vende me të ardhura të ulëta”, vuri në dukje Georgieva.

Sipas FMN, divergjenca në rimëkëmbjen është e tillë që ekonomitë e përparuara do të kthehen në nivelet e tyre parapandemike deri në vitin 2022, kurse shumicës së vendeve në zhvillim do t’u duhen ende shumë vite për ta marrë veten nga kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *