“Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni malit”/ Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni, pasi nga aty varet fuqia kushtetuese e…

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që sot të kryejnë regjistrimin e popullsisë.

rama video

Në një videomesazh, kreu i qeverisë teksa i drejtohet të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, thotë se nga regjistrimi varet fuqia e tyre kushtetuese.

“Sot është një nga ato momentet e  jetës tuaj kur askush  prej jush, asnjë i vetëm nuk duhet të mungojë në regjistrimin e ri të popullsisë së shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Ky regjistrim bëhet pas shumë vitesh. Sepse afati i mëparshëm u hoq nga ata që nuk donin t’ju numëronin.

Ju e dini, e dini më mirë se kushdo dhe kush nuk e di duhet ta mësoje se nga numri i të regjistruarve varet fuqia  kushtetuese e shqiptarëve në punët e atij shteti

Nuk ju kërkohet të merrni pushkët dhe të dilni në mal, as lopatën të dilni në fushë, as të dilni nga shtëpia, por vetëm 5 minuta për të ulur para kompjuterit. 

Shkruan me krenari emrin tuaj, emrin e nënës dhe të babës që ju lindën shqiptare, ky regjistrim e mbron popullsinë sic mbron popullsinë shtet formuese të Maqedonisë së Veriut”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se nëse nuk regjistrohen, kostoja e humbjes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të jetë e madhe.

“Miq, ne shqiptarët kemi një defekt  të madh, nuk vlerësojmë peshën e madhe të një zinxhiri gjerash të vogla. Duke menduar për fitore të mëdha, i humbim ato betejat e vogla që një komb i madh i fiton përditë si bukën që ha.

E pra nëse e humbni këtë betejë kaq të vogla, nesër kostoja e kësaj humbje për popullsinë shqiptarë në shtëpinë e shteti maqedonas do të jetë e madhe. Përpara se të hani bukë dhe t’ju zërë gjumi, uluni dhe regjistrohuni.”

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *