Nuk ka armëpushim për Krishtlindje

nuk ka armepushim per krishtlindje
nuk ka armepushim per krishtlindje

22:53 14/12/2022

Ukrana parandalon sulmin rus me drone, paralajmërohet shkëmbimi i të gjithë të burgosurve të luftës

Nuk ka “armëpushim për Krishtlindje” mes Ukrainës dhe Rusisë pas gati 10 muajsh luftë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë javë se Rusia duhet të fillojë të tërhiqet deri në Krishtlindje, si një hap për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moska e hodhi poshtë propozimin plotësisht, duke thënë se Ukraina duhet të pranojë humbjen e territorit. Megjithatë, disa kontakte mbeten, duke sjellë në një sërë shkëmbimesh të të burgosurve në javët e fundit. Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq paralajmëroi një marrëveshje për shkëmbimin e të gjithë të burgosurve të luftës.

“Është një praktikë e njohur dhe mund të ndodhë,” u tha Mirjana Spoljariç gazetarëve, duke shtuar se u takon të dy vendeve që të arrijnë një marrëveshje.

Të mërkurën Kievi u zgjua nga një breshëri sulmesh me dronë iranianë. Fatmirësisht mbrojtja ajrore parandaloi dëmtime serioze. Presidenti Zelensky tha pas sulmit se ushtria rrëzoi 13 dronë.

Në një lagje të Kievit, banorët thanë se dëgjuan zhurmën e një droni iranian Shahed. Bishti i bardhë i një droni të rrëzuar mund të shihej në rrënojat e një ndërtese. Banori Yaroslav Vynokurov po bëhej gati për punë kur pa shpërthimin. Xhami i parmë i makinës së tij u thye.

 “Rusët duan që ne të jetojmë pa energji, që të vuajmëtë gjithë. Por askush nuk do të vuajë. Gjëja më e rëndësishme është se (rusët) nuk janë këtu”, tha Vynokurov.

Rrëzimi i të gjithë dronëve të mërkurën nënvizon rëndësinë e mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Këtë javë SHBA-ja do të njoftojë zyrtarisht dislokimin e sistemit të mbrojtjes raketore “Patriot”. Në përgjigje për këtë vendim, Kremlini tha se sistemi do të jetë një objektiv legjitim i sulmeve ruse kundër Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts