
16:19 10/03/2022
Presidenti rus, Putin në televizionin shtetëror rus po flet për vendet që po ndërmarrin sipas tij “hapa jomiqësore” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.
Putin thotë se nuk ka “asnjë dyshim se këto probleme do të zgjidhen dhe njerëzit do ta kuptojnë se nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.
Më pas, Putin drejtoi gishtin drejt Perëndimit duke thënë se ata “iu bëjnë thirrje qytetarëve të shtrëngojnë rripat dhe të veshin rroba të ngrohta” teksa ka fajësuar sanksionet perëndimore për përkeqësimin e situatës.
“Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, ka thënë ai.
Putin vazhdoi të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji elektrike dhe nuk ka faj për rritjen e çmimeve.
“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve.”/tvklan.al