“Nuk ka burrë ta shkundë Enverin”/ Deputeti i PS merr mbështetje nga drejtuesi i Partisë së Punës në Shkodër, nderon me grusht dhe vendos yllin e kuq. Ja çfarë thotë për Bujar Çelën









Pas deklaratave të deputetit të PS Bujar Çela, tema e simboleve të komunizmit është rihapur në vendin tonë.

Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës Gjon Bruçi ka nderuar me grusht tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër si dhe ka vendosur tek Ushtari i Panjohur yllin e kuq komunist, raporton korrespondenti i “Panorama.al”.

Bruçi duke folur edhe për foton e diktatorit Enver Hoxha nga deputeti i PS Bujar Çela tha se do jenë prezente përsa kohë Partia e Punës është një parti që e lejon ligji shqiptar edhe pse simbolet e komunizmit janë të ndaluar me një rezolutë që ka miratuar Parlamenti Shqiptar.

Bruçi lartëson figurën e Enver Hoxhës dhe thotë se diktatori nuk bëri asnjë krim duke mohuar krimet çnjerëzore ndaj intelektualëve, klerikëve dhe mijëra familjeve shqiptare që nga internimet, burgimi dhe deri tek torturat makabre dhe vrasjet pa gjyq.

Grushti nuk është komunist, grushti është i të gjithë proletarëve të botës, më e bukura është që është Trump, ish-presidenti i SHBA-ve që në çdo foto e keni me grusht. Mos u habisni! Komunizmi ka simbol draper dhe çekan, që është bashkim i klasës punëtore dhe fshatarësisë”, tha ai.

I pyetur mbi imazhet e diktatorit Enver Hoxha që u dërguan si mesazh urimi nga deputeti i PS Bujar Çela, : “Këto simbole janë prezente sepse Partia Komuniste e Shqipërisë është një nga partitë që bën pjesë në spektrin partiak me ligj. Sa i përket fotografisë së Enver Hoxhës, ai e ka bërë vendin e tij në histori dhe nuk ka burrë ta shkundë. Pa Enver Hoxhën, pa Partinë Komuniste nuk do kishte Luftë Nacional-Çlirimtare.

Viktimat e komunizmit Bruçi i cilëson si tradhtarë që bashkëpunuan me të huajt duke mbrojtur figurën e diktatorit Hoxha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *