“Nuk ka financim për punimin shkencor”- Berisha sulmon rektorin e Universitetit të Tiranës: Fyerje për botën akademike, që një ish-hetues i komunizmit…









Ish-kryeministri, Sali Berisha atakoi gjatë një bashkëbisedim me pedagogë rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, duke e quajtur atë një ish-hetues të komunizmit.

Sipas ish-kryeministrit është fyerje për botën akademike që ish-hetues i diktaturës të jetë në krye të universitetit kryesor të vendit.

“Rrogat e pedagogëve janë të mjerueshme. Sot absolutisht çdo profesor merr të paktën 200 mijë më pak, po të zbresim inflacionet, se sa merrte në vitin 2013. Merr shumë më pak se sa në Kosovë.

Të gjitha këto kanë sjellë një rrënim të arsimit në të gjitha ciklet. Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OSBE-së. Është qesharake. Po ju them një gjë dhe më vjen keq që e them këtë, diktaturë ishte atëherë, por ai që kishte një projekt, ia miratonte zëvendësdekani dhe ai e merrte përsipër në të gjitha instancat financimin, se dhe në atë kohë me shpenzime ishin.

Sot 99% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punëve shkencore. Kanë akses vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic, gjysmë rektor. Kështu është ajo, një ish-hetues i diktaturës nuk mund të jetë rektor. Ai nuk plotëson asnjë kusht, përveç lidhjeve me Edi Ramën që të jetë rektor. Është një fyerje e madhe për botën akademike shqiptare. Atë mere çoje në Akademinë e Policisë, por jo rektor të universitetit kryesor të vendit.

Pedagogët nuk kanë financim për punimin shkencor shumë pak dhe ato ndahen me një mungesë transparence”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.