“Nuk ka gjasë që Putin të nisë konflikt ushtarak me NATO-n”, Instituti për Studimin e Luftës: Armët bërthamore do të përdoren nëse…

nuk ka gjase qe putin te nise konflikt ushtarak me nato n instituti per studimin e luftes armet berthamore do te perdoren nese
nuk ka gjase qe putin te nise konflikt ushtarak me nato n instituti per studimin e luftes armet berthamore do te perdoren nese

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka publikuar një analizë të re të luftës në Ukrainë, duke dhënë detaje në lidhje me atë se priten të jenë muajt e ardhshëm të luftës në Ukrainë.

Sipas analizës, bëhet me dije se presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të përpiqet të rifillojë operacionet ushtarake konvencionale në Ukrainë për të fituar terren të ri dhe për të pamundësuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën.

ISW shkruan se Putin nuk ka hequr dorë nga ideja për të arritur qëllimet e tij në Ukrainë me mjete ushtarake konvencionale. Në raport shtohet se udhëheqësi rus nuk ka gjasa të përdorë armë bërthamore, përveç në rast të një kolapsi të papritur të ushtrisë ruse që do t’i lejonte forcat ukrainase të përparojnë fuqishëm në fushën e betejës.

Sipas Institutit një situatë e tillë është e mundshme, por se gjasat që ndodhë nuk janë edhe aq të mëdha.

Gjithashtu, sqarohet se nuk ka gjasa që Putini të nisë një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n. Megjithatë, theksohet se ka një probabilitet të lartë që presidenti rus do të vazhdojë të përdorë retorikat për përdorimin e armëve bërthamore dhe sulmit të NATO-s, për të thyer vullnetin e Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts