“Nuk ka kohë për të humbur”- Kryemadhi: Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar për të çliruar qeverisjen e qyteteve









Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur takimet në rrethe në kuadër të Konventës Kombëtare që do të mbahet në 25 korrik. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se nuk ka kohë për të humbur, pasi zgjedhjet vendore të 2023 janë një çast vendimtar.

monika kryemadhi

“Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese. Ndaj nuk ka kohë për të humbur.

Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.

Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin”, shkruan Kryemadhi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.