“Nuk ka kuptim”, X heq opsionin ‘Block’

nuk ka kuptim x heq opsionin block

09:11 19/08/2023

Platforma  X do të heqë opsionin e bllokimit për  përdoruesit e saj. Sipas Elon Musk, ky opsion “nuk ka kuptim”.

Megjithatë, përdoruesit do jenë ende në gjendje të bllokojnë dikë nga mesazhet e tyre. Shumë persona kanë reaguar dhe janë shprehur se kjo do të vështirësojë shfaqjen  e postimeve abuzive në kryefaqen e tyre.

I vetmi opsion që përdoruesit mund të aplikojnë për këto postime është “mute”. Por një llogari që i është aplikuar kjo komandë nga një përdorues, mundet ende të shohë postimet e këtij të fundit dhe të komentojë.

Shqetësimi i pjesëtarëve të platformës është se kjo nuk do të  mjaftojë për t’u mbrojtur nga rastet e ngacmimit, abuzimit dhe përndjekjes.

Heqja e opsionit “block” mund të cenojë edhe rregullat e App Store dhe Play Store. Të  dyja platformat kanë kushte ku përcaktohet se aplikacionet e rrjeteve sociale duhet të kenë opsione për të filtruar ngacmimet dhe bullizmin.

Kjo mund të bëjë që X të mos shkarkohet më në këto platforma.

Nëse Musk vazhdon me planin e tij, nuk dihet nëse kjo do të zhbllokojë automatikisht të gjitha llogaritë që përdoruesit kanë bllokuar.

Ata mund të kthejnë llogaritë e tyre në private duke bërë që postimet të shihen vetëm nga personat që ndjekin./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts