“Nuk ka luftë politike.” -Osmani flet për raportet me Kurtin: Çdo dallim është i tejkalueshëm

nuk ka lufte politike osmani flet per raportet me kurtin cdo dallim eshte i tejkalueshem
nuk ka lufte politike osmani flet per raportet me kurtin cdo dallim eshte i tejkalueshem

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar raportet me kryeministrin Albin Kurti, tha se çdo gjë është e tejkalueshme kur të vendoset interesi shtetëror dhe qytetar. Ajo theksoi se mes dy zyrtarëve të Kosovës nuk ekziston lufta politike.

E pyetur nga gazetarët se çfarë janë dallimet me kryeministrin Kurti, Osmani tha se çdo dallim është i tejkalueshëm dhe për këtë do të bashkojë me të gjitha institucionet e vendit.

“Nuk ka luftë politike. Si presidente luftoj vetëm për një gjë, kushtetutshmërinë. Kur vendoset interesi shtetëror çdo dallim është i tejkalueshëm”, tha presidentja, duke shtuar se dallimi dihet.

“Çdo dallim është i tejkalueshëm. Është e domosdoshme që të gjithë të ulemi dhe të reflektojmë për tema me interes të përbashkët nacional. Dhe kur kjo bëhet, nuk do të mungojë as rezultati”, tha Osmani.

Ajo pas takimit me kryetarët e komunave, foli edhe për themelimin e Asociacionit, ku tha se bazë e tij do të jetë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria.

<!– Panorama TV desktop

fund Panorama TV–> <!– Panorama TV mobile

fund Panorama TV–> Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Spread the love

Similar Posts