Nuk ka ndryshim qëndrimi/ Autoritetet polake: Bjellorusia po dërgon sërish emigrantë në kufi

Polonia akuzoi të premten Bjellorusinë se ka rikthyer në kufi me kamionë me qindra emigrantë dhe i ka nxitur ata të kalojnë kufirin ilegalisht. Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi autoritetet bjelloruse nisën të boshatisin disa nga kampet në kufi, duke i futur emigrantët në disa magazina aty pranë.

Akuza nga autoritetet polake sugjeron se ai që u duk si ndryshim i qëndrimit nga Minsku, nuk e ka zgjidhur krizën, e cila ka krijuar përplasje të mëdha me Bashkimin Evropian.

Të enjten autoritetet bjelloruse boshatisën kampet e improvizuara të ngritura pranë kufirit me Poloninë. Me qindra irakianë u dërguan gjithashtu në vendin e tyre, fluturimi i parë për riatdhesim në disa muaj kryer nga Bjellorusia.

Por zëdhënësja e Gardës Kufitare polake, Anna Michalska tha se të enjten në mbrëmje, autoritetet bjelloruse nisën të kthejnë me kamionë qindra imigrantë dhe i detyronin ata të kalonin kufirin.

Ajo tha se ndërsa emigrantët përpiqeshin të kalonin kufirin, trupat bjelloruse verbonin rojet polake me lazer.

Qeveritë evropiane akuzojnë Bjellorusinë se ka sjellë me mijëra persona nga Lindja e Mesme dhe i ka nxitur ata të kalojnë kufirin ilegalisht. Rreth 10 emigrantë besohet të kenë vdekur për shkak të temperaturave të ulëta. Bjellorusia mohon ta ketë nxitur krizën qëllimisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *