“Nuk ka për të pasur paqe në Ballkan nëse nuk zgjidhet…”, Evarist Beqiri flet për librin e tij të ri: Çfarë paralajmëronte Ismail Qemali

nuk ka per te pasur paqe ne ballkan nese nuk zgjidhet evarist beqiri flet per librin e tij te ri cfare paralajmeronte ismail qemali
nuk ka per te pasur paqe ne ballkan nese nuk zgjidhet evarist beqiri flet per librin e tij te ri cfare paralajmeronte ismail qemali

Shkrimtari dhe studiuesi, Evarist Beqiri i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për librin e tij më të fundit të titulluar “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit”.

Beqiri tha se botimi i dytë vjen me risi të reja, ku është foksur më shumë te disa dokumente dhe fakte që nuk kanë qenë në botimin e parë, si dhe intervista të Isamil Qemalit për shtypin e huaj. Ai u ndal te ajo çfarë paralajmëronte Isamil Qemali, ku tha se ‘nuk ka për të pasur paqe në Ballkan nëse nuk zgjidhet çështja shqiptare’.

[embedded content]

“Në botimin tim të dytë jam fokusuar te disa dokumente dhe fakte që nuk i kisha te botimi im i parë. Mund t’ju përmend disa intervista të Ismail Qemalit për shtypin e botës. Patjetër dhe dokumente që lidhen me familjarët e tij, Mahmut Vlorën që është babai i vetë.

Kush nga ata që kanë qeverisur këtë vend ka pasur si model Ismail Qemalin? Ketë po e lë që ta gjykojë publiku. Kush ishte ëndrra dhe brenda e Ismail Qemalit, se ai vdiq me një brengë. Ai dointe ti shihte shqiptarët e lirë. Isamil ka paralajmëruar se nuk ka për të pasur paqe në Ballkan nëse nuk zgjidhet çështja shqiptare dhe kollona e katërt që mban Ballkanin është Shqipëria. A i ka vërtetuar koha këto?

Dua të theksoj se kam folur për lidershipin dhe trashëgiminë e Isamil Qemalit. Është pasuruar bibliografia, foto galeria etj. Kam prekur në libër dhe një përshkrimi i një gazete italiane që përshkuan momentin e zbarkimin të Qemalit në Durrës. ‘Vinin këta burra me florinj për të bërë Shqipërinë’, thuhet në artikullin e gazetës italiane”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts