“Nuk ka qenë një vendim i lehtë”, Alibeaj flet për votën pro heqjes së mandatit për Berishën dhe njohjen me të bijën

nuk ka qene nje vendim i lehte alibeaj flet per voten pro heqjes se mandatit per berishen dhe njohjen me te bijen
nuk ka qene nje vendim i lehte alibeaj flet per voten pro heqjes se mandatit per berishen dhe njohjen me te bijen

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, tha se nuk ka qenë e lehtë të votonte për heqjen e imunitetit për Sali Berishën në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit.

“Sigurisht nuk ka qenë një situatë e lehtë për mua që të vinte një moment që të votoja për heqjen e imunitetit të zt.Berisha për faktin që dikur kam qenë bashkëpunëtor me të dhe një nga bashkëpunëtorët e pakët që e kam nderuar si ministër i drejtësisë dhe nuk më vjen keq për këtë dhe nuk i kam borxh askujt. Sa kohë do të jem anëtar i atij komisioni (këshilli i mandateve dhe imuniteteve) jam peng i vendimeve të mija koherente”, theksoi ai.

Alibeaj u pyet edhe nëse kishte pasur njohje me Argita Berishën, duke dhënë këtë përgjigje: “Një herë apo dy herë mund ta kem takuar. Nuk kam pasur asnjëherë lidhje me të”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts