“Nuk kam angazhim total me lëvizjen e Berishës”/ Paloka për protestën e 8 janarit: Shkuam për të hapur dyert, do i thonim Bashës që…








Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar situatën brenda selisë blu dhe protestën e 8 janarit. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, Paloka thotë se mbështetësit e Berishës kishin shkuar në selinë blu për të hapur dyert, por Basha zgjodhi që të thërrasë policinë.

edipaloka

Sipas tij, mbështetësit e Berishës do t’i komunikonin Bashës shkarkimin e tij nga pozicioni i kryetarit të partisë.

Ndër të tjera, Paloka thotë se nuk është plotësisht i angazhuar më lëvizjen e Berishës. Ai e argumenton këtë duke thënë se ka ende përgjegjësi pasi ka qenë nënkryetar i PD-së.

“Ne vajtëm për të hyrë në seli. Më vjen turp që ca nga ata i kam patur kolegë, e dalin e flasin me fjalët e Spartak Braho. Tha ai do vritet E.A dhe Alibeajt i vunë gardë, po pse nuk e thirrën Brahon prokuroria, po dihet kush është e ndaj nuk e merr kush seriozisht. Do shkoja unë të vrisja Enkelejdin. Dhe u detyrua pas asaj që bëri Basha i nxori me radhë, një tufë njerëzish pa dinjitet, që më vjen turp që kam qenë krah tyre e flisnin për tmerret e përjetuara.

Basha zgjodhi të thërriste policinë e Ramës. Çfarë do ndodhte nëse dyert do ishin hapur? Ne na u mbyll dera dhe vajtëm për t’i hapur. Kaq. Atë ditë iu vu vula e turpit Lulzim Bashës. Ishin të gjithë demokratë. Edhe zotëria që bënte proza me Lulzim Bashën brenda, në krah tonë ishte motra e tij, Rita, ishte me ne po vinte të vriste vëllain. Dyert do hapeshin nuk mund të rrinte e mbyllur PD për demokratët. Bashës do i thuhej me mirësjellje e kulturë je i shkarkuar.

Dega 8 doli sot demaskoi me emra, njerëz që nuk kanë qenë në Shqipëri kanë votuar në Kuvendin e Bashës. PD nuk është 5 emra. PD janë ata që u mblodhën më 11 dhjetor, janë me dokumente, kanë shkuar në gjykatë me emër e kartë identiteti. Mi gjeni këta, ti e di që unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.

Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Qe kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte. Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën’, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj. Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.

Teksa vijon komentin për protestën e 8 janarit, Paloka thotë se atë ditë brenda selisë ka pasur njerëz pa lidhje me partinë, të cilët sipas tij, kanë qenë thirrur për të bërë atë që bënë.

“Realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar është i qartë për çdo shqiptar. Para 8 janarit kemi qenë dëshmitarë të një seri ndodhi. Disa herë deputetë të PD, jo pa qëllim, nuk ka qenë domosdoshmëri e madhe për mbledhje, por kanë vajtur ditë rresht, për të hyrë në selinë e PD dhe nuk janë lejuar. Është mashtruar për ditë të tëra, që po bëhen punime, por ne i dinim të gjitha ishin njerëz nga brenda selisë që na tregonin.

Ka një çështje që ka shkuar në prokurori tani. Basha e Bardhi janë denoncuar në SPAK. Brenda ka patur njerëz pa lidhje me PD, janë thirrur aty për të bërë atë që u bë. Quhet dhunë ajo e protestuesve, po dhunë ndaj kujt? Ndaj dyerve? Nuk u shkatërrua selia, ne vajtëm për të hyrë në seli. Selia ishte blinduar prej ditësh, një seli e blinduar qëllimisht që mos hynin anëtarët e deputetët dhe ne thamë do shkojmë për ti hapur. Tani dyert e blinduara me ca hapen me hunj? Në gjithë dritaret përballë dilnin me maska e tregonin e demonstronin shkopinjtë. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. E del Basha me paturpësi e thotë nuk i hodhëm gaz, po fikëse zjarri, po atë le ta zgjidhë prokuroria” – tha Paloka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.