Nuk kanë fund çudirat në Portugali, shikoni çfarë ndodhi në ndeshjen ku Benfika u përball me 9 kundërshtarë









E gjithë bota e futbollit ishte me sy nga kampionati portugez ditën e djeshme, aty ku skuadra e Belenenses luajti kundër Benfikës me 9 lojtarë në fushë.

belensese

Kjo për shkak se skuadrën portugeze e kishte goditur një valë virusi dhe në dispozicion të ekipit ishin vetëm 17 lojtarë, përfshirë dhe 8 në stol. Në pamundësi për të braktisur ndeshjen, Belenense vendosi të zbresë në fushë me 9 lojtarë, 2 prej të cilëve ishin portierë.

Benfika u argëtua në pjesën e parë duke shënuar plot 7 herë, por në pjesën e dytë gjyqtari i detyrua të ndërpresë sfidën pasi skuadrën portugeze iu dëmtuan 3 lojtarë dhe në fushë mbetën vetëm 6 prej tyre.

se di

Një situatë e pazakontë kjo që ndodhi në kampionatin portugez gjë ka marrë vëmendjen e gjithë botë, ku federata është kritikuar jo pak. Një reagim ka bërë dhe presidenti i Benfikës, Rui Kosta që ka kritikuar organet kompetente se pse lejuan që ndeshja të luhej.

“Më vjen keq për atë që ndodhi sot, një kapitull i errët për futbollin portugez dhe për vetë vendin’’, u shpreh pas ndeshjes Rui Kosta.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.