“Nuk kanë mbetur më armë”, britaniku që lufton në Mariupol ‘detyrohet të dorëzohet’

10:55 13/04/2022

Nëna e një britaniku që lufton në Ukrainë ka deklaruar se i biri i ka rrëfyer se do të duhet t’i dorëzohet forcave ruse.

Aiden Aslin, nga Newark ka luftuar në Ukrainë që kur u transferua atje në vitin 2018 dhe u bë marinar në ushtrinë e vendit. Njësia e tij kohët e fundit ka mbrojtur qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili është bombarduar rëndë nga Rusia.

Nëna e tij, Ang Wood tha se djali i saj i tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të dorëzohej.

“Ai më thirri dhe më tha se nuk kanë mbetur armë për të luftuar. Unë e dua djalin tim, ai është heroi im”, tha ajo./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts