“Nuk ke tagër mbi firmat, shko verifikoi tek zyra e Palokës”/ Berisha thirrje Bashës: Do i shohësh fletët, por jo si kryetar! Ja pse nuk i bëjmë publike








Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që mund të shkojë të verifikojë 4200 firmat e delegatëve që i ka dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

saliberisha

Nga “Foltorja” në Sarandë, Berisha thotë se kryetari nuk ka tagër mbi këto firma ndaj mund t’i verifikojë vetëm në cilësinë e anëtarit të PD-së.

Sipas ish-kryeministrit, firmat nuk bëhen publike për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale të delegatëve të Kuvendit Kombëtar.

“Ky njeri i shkolluar në Perëndim sillet sikur të ketë ardhur nga Korea e Verkiut. Nuk respekton asnjë normë të PD. Tani përpiqet të deligjitimojë nismën tuaj. Frikë dhe tmerr nga firmat, pse si sot unë, ju dhe çdo shqiptar duhet të sqarojë një moment. Statuti i PD shkruan, Kuvendi e mbledh kryetari me kryesinë, Këshilli Kombëtar, mund ta mbledhin ¼ e anëtarëve. Kur e mbledhin këta, ¼ e mbledh kur e sheh kur kryetari shkel, mban peng dhe tradhton interesat. Është një ligj i vjetër, asambleja ka përfaqësuesit por ka dhe anëtarët. Që nga kohët më të lashta, në statutet e këtyre asambleve shkruhet, asamblenë e mbledh kryetari ose kryesia ose anëtarët nëse këta të parët nuk duan. Dëgjoj burokratë, e thërrisni ju thotë kryetari po prit ta shohë unë. 

Faktikisht, ti do shohësh çdo fletë por vetëm si anëtar i PD, shko merri dhe verifikoi të gjitha. Tagër mbi këto ke zero. Sjellin statutet e 18 viteve më parë, zero vlerë. Tregojnë dështimet e tyre. Firmat janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Të gjithë mund të shkoni aty, t’i lexoni të 4200, asgjë nuk fshehim. Ato nuk i publikojmë se ka një ligj. Kur ishim mazhorancë, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënave personale. Këtë e detyron gjykata kushtetuese e Shqipërisë dhe gjykata e Strasburgut. Por transparencë të plotë. Sot shkuan mediat dhe i panë. Ata kanë tmerr prej tyre. Edhe në ëndërr kur i shohin i tmerrojnë. Edhe po nuk erdhën në Kuvend, prapë nuk përjashtohen nga PD” – tha Berisha

Berisha ka hedhur akuza dhe ndaj kryeministrit Rama për të cilin tha se e shndërroi vendin në delen e zezë të Ballkanit.

Drejtuar mbështetësve në këtë “foltore”, ish-kryeministri tha se Kuvendi do të mblidhet dhe se do të vendosen normat më demokratike, për të ngritur një opozitë fitimtare.

“Në një moment ndër më kritikët në jetën e demokracisë shqiptare dhe PD , u ngritët fuqishëm në atë të cilën u e quaj mrekullinë më ta madhe shqiptare që nga dhjetori i ’90. Janë idealet tuaja demokratike, guximi, vizioni që në çastin më kritik kur narkoshteti shqiptar i drejtuar nga Rama shndërroi ‘de fakto’ PD-në. U ngritët më të vendosur se kurrë pa përfillët asnjë presion dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndoshta edhe të Europës ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD dhe pluralizmit shqiptar. Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë si një akt shqiptar. Edi Rama festoi para kohë marrjen peng të pluralizimit.

Ai mendoi se i lau duart me Partinë Demokratike dhe se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe të Europës. Ai nxori në treg kufijtë e Kosovës dhe jo më pak të Shqipërisë, Rama u gabua shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk ju llogariti ju që nuk shiteni dhe nuk bliheni që nuk i nënshtroheni. Foltorja është pa asnjë diskutim mrekullia më e madhe e viteve të fundit. Tashmë jeni ju në mbështetje të vlerave të lirisë. Garantoj se ne që çmontuam sistemin komunist ne do të çmontojmë narkoshtetin shqiptar” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *