“Nuk kemi drita, ujë dhe as rrugë”- Banorët i shprehin shqetësimet, Grida Duma: PD do bëjë 50 mln euro në vit investim për infrastrukturën bujqësore. Do japim para në dorë për…

Ditën e sotme, kandidatja e PD për deputete në Kavajë, Grita Duma është takuar me banorë në fshatin Bago, ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre.

grida duma

Ndër shqetësimet e tyre ishte fakti se nuk kanë drita, ujë, madje as edhe rrugë.

“Shtetin nuk e njohim, ka 8 vite nuk kemi parë asnjë të shkelë këtu. Nuk kemi asgjë as drita, as ujë, as rrugë… asgjë! Vetëm na kërkohet ti paguajmë shtetit dhe nga ana tjetër skemi bukë. Duhet të zhduket Rama një orë e më parë është e pamundur mbijetesa”, u shpreh një banore.

Duma u premtoi se pas ardhjes në pushte të PD-së do të ketë një financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit, duke shtuar se një fermer do të mbështetet në mënyrë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori.

“Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Partia Demokratike do të mbështesë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori. Do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve. Ju garantoj se Shqipëria Fiton me dt 25 Prill”, përfundoi Grida Duma.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *