Nuk kishte certifikatë vaksinimi, presidenti detyrohet të hajë në trotuar

21:47 20/09/2021

Të hash pica në New York është pothuajse si një rit për këdo që shkon atje. Por së fundmi këtë e ka vërtetuar, Jair Bolsonaro, Presidenti i Brazilit.

Pasi ka shkuar në qytetin amerikan për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Bolsonaro ka gjetur një vend për të ngrënë pica, por fatkeqësisht nuk ka gjetur një tavolinë.

Rregullat në SHBA, lejojnë që të ulen në restorante vetëm ata që kanë certifikatë vaksinimi. Megjithatë Bolsonaro dhe kabineti i tij kanë dashur ta shijojnë nga një copë pice dhe këtë e kanë bërë në një prej trotuareve të New York.

Ky moment është shpërndarë në rrjetet sociale nga ministri i Turizmit. Covid ka shkaktuar mbi 585 mijë viktima në Brazil, megjithatë Jair Bolsonaro duket sërish skeptik ndaj virusit. Madje nuk e ka me qejf as vaksinën.

“Nuk do ta marr vaksinën, pikë. Mendoni se rrezikoj jetën? Problemi im. Pikë”, tha ai gjatë një interviste./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *