“Nuk ma merrte mendja që do sulmonin një qendër tregtare”

16:03 28/06/2022

Raketat ruse kanë sulmuar një qendër tregtare nga ku kanë mbetur 18 persona të vrarë dhe 59 të tjerë të plagosur. Presidenti i Ukrainës e ka quajtur sulmin si një “akt të pacipët terrorist”. Udhëheqësit e G7-ës thanë se sulmet ndaj individëve ishin një krim lufte.

Të plagosurit të cilët ndodhën në spital kanë rrëfyer për BBC rreth momentit të sulmit.

Maksym Mussienko 26 vjeç, ishte duke punuar në dyqanin e mjeteve elektronike në qendrën tregtare “Krememchuk”, duke ndihmuar klientët të blinin kondicioner për të luftuar të nxehtin.

Ai tha se në atë moment ishin rreth 100 klientë në dyqan.

“Ne po punonim. Kishte shumë njerëz në dyqan, por unë nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, tha ai.

“Qendra tregtare nuk është një vend i rrezikshëm për rusët. Ne mendonim se ishim shumë larg kufirit”, ka thënë Maksym.

Ai ka të çara në trup, shembje dhe gërvishtje të shumta.

Gruaja e tij, Viktoria i qëndron pranë në spital. Ata sapo kishin festuar përvjetorin e tyre dhe ditëlindja e saj është javën e ardhshme. Ajo ishte në shtëpi kur shpërthimi ndodhi dhe duke menduar më të keqen u përpoq menjëherë të telefononte burrin e saj.

“Ai e ngriti telefonin dhe më tha se ishte në mes të zjarrit”, tha ajo.

Viktoria u ndihmua nga fqinjët e saj për të shkuar në qendrën tregtare. Ajo tregon se iu errën sytë kur i thanë se i shoqi ishte në spital.

“Ne nuk kemi pushtuar askënd, ne duam vetëm të jetojmë”, shtoi Maksym.

Ndërkohë në dhomën tjetër të spitalit,  një burrë me emrin Mykola tregon se u zgjua nën rrënoja pranë gruas së tij.

“U përpoqëm të dilnim. Ndihmova gruan time dhe një vajzë gjatë rrugës. Pashë njerëz të shtrirë përtokë,  disa nuk përgjigjeshin. Zjarri sa vinte po bëhej më i madh dhe unë isha duke ecur në xhama”, tha Mykola.

Qendra tregtare tashmë është e shkatërruar. Ekipet e shpëtimit janë ende në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin mbeturinat të cilat janë gjithçka që ka mbetur nga ai vend./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *