“Nuk më han lu*i për kta”- Dëshmitari tregon të vërtetën e batutës së Ramush Haradinajt: Ishte për Edi Ramën, jo për Merkelin e Macronin










Thaci-haradinja-rama-600x360Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, që ishte edhe shef i Stafit në Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama, ku tha për Ramush Haradinajt se në një takim se në sy të Merkelit dhe Macronit kishte thënë se “mu nuk më han l*li për këta!”.

Por, Selimi tha se ishte prezent në këtë bisedë të datës 29 prill 2019 dhe se rrodhi ndryshe. Selimi në këtë postim nuk ka përmendur emra, por duke përdorur X dhe Y ka rrëfyer bisedën mes dy kryeministrave, duke thënë se kjo bisedë u zhvillua në ambientet e zyrës së Kancelares Merkel.

Selim Selimi bën të ditur se Haradinajt i është kërkuar nga Rama që të hiqet taksa për arsye të rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërkohë që Haradinaj ishte përgjigjur se çështja nuk ka të bëjë vetëm me taksën, por që u kishte borxh gjithë të rënëve t’iu mbrojë gjakun e dinjitetin.

Ndërkohë që sipas riprodhimit të bisedës nga kryeministri Rama ky i fundit ka përdorur tërmin “luli’ që në Kosovë ka konotacion denigrues. Por Selim Selimi thekson se adresimi që Haradinaj i ka bërë në këtë takim ka qenë për Edi Ramën dhe jo për Merkelin apo Macronin.

Postimi i plotë:

Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyrën e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at’ dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbinë.

Lideri Y: Nuk asht veç pun’takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë, duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje.

Lideri Y: Ti kqyri punt’e tua se as l*li s’më han për ty.

Selim Selimi1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *