Nuk merr fund makthi për Djokovic/ Jo vetëm Australia, tani edhe Franca “mbyll dyert” për tenistin serb








XHOKOVIC 2

Pas Melburnit, tani dhe Parisi mund të hapë probleme për Novak Djokovic. Për tenistin serb numrin një në botë, dyert e Australian Open janë mbyllur teksa dhe ato të Roland Garros ka gjasa të mos hapen, ku ai triumfoi vitin e kaluar duke mposhtur në finale Stafanos Tsitsipas.

Në fakt, “Super Green Pass” është gati të hyjë në fuqi në Francë dhe nuk do të bëhet asnjë përjashtim, as për sportistët e huaj. Edhe për arsye elektorale.

Kështu u përsërit dje pas votimit të fundit nga deputetët, nga ministrja e sportit, Roksana Maracineanu.

Dhe pavarësisht se fillimisht organizatorët lanë të kuptohet se Djokovic mund të mbronte titullin në maj. Në fakt, ideja ishte të krijohej një lloj flluskë për pjesëmarrësit e pavaksinuar.

“Pasaporta e vaksinimit do të jetë e detyrueshme për spektatorët, por edhe për ata që ushtrojnë sport, për sportistët profesionistë, francezë dhe të huaj”, tha ministrja.

Nuk do të ketë lëshime për ata që nuk janë të vaksinuar ose të imunizuar me vaksina të panjohura nga Franca, ky ishte urdhri që pritet të zbatohet në shtetin francez.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.