“Nuk mund ta besoj ende që jemi kampionë”, Mesi pas triumfit në Kupën e Amerikës: Kjo ndeshje do të hyjë në histori sepse…








Argjentina arriti të triumfonte 1-0 ndaj Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës, ku për Lionel Mesin ishte trofeu i parë që fitoi me Argjentinën. Ylli argjentinas pas ndeshjes për mediat është shprehur i lumtur dhe nuk e besonte ende se janë kampionë:

MESI ARGJENTINA

“Lumturia që ndiej është e pashpjegueshme. Unë duhej të largohesha i trishtuar nga kombëtarja për arsyen e trofeve, por e dija që në një moment do të ndodhte. Unë kisha shumë besim te ky grup që po bëhej shumë i fortë që nga edicioni i fundit i Kupës së Amerikës. Është një grup lojtarësh shumë të mirë, të cilët gjithmonë ecin përpara, të cilët kurrë nuk ankohen për asgjë.

Objektivi ishte i qartë dhe ne ishim në gjendje të ishim kampionë. Lumturia është e pafundme. Shumë herë e kam ëndërruar këtë trofe. Mendova për familjen time kur mbaroi ndeshja. Shumë herë na është dashur të vuajmë, të shkojmë me pushime dhe të kalojmë ditët e para të trishtuar. Kësaj here është ndryshe. Ne ende nuk e besojmë se jemi kampionë.

Por mendoj se do të jetë një ndeshje që do të hyjë në histori, jo vetëm sepse ne ishim kampionë të Amerikës, por edhe sepse mundëm Brazilin në vendin e tyre.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *